FIDANISHTJA

Haziri sheh nga afër procesin e mësimit online të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë sot nga afër procesin e mësimit online, që kjo komunë e ka nisur më 16 mars.

“E falënderoj DKA’në, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, që gjatë kohës së pandemisë Covid-19, kanë aplikuar prej 16 marsit programin online, që i bie 3 ditë pas shpalljes së gjendjes emergjente. I lus prindërit që ta shfrytëzojnë këtë kohë që fëmijët e tyre të kalojnë në lidhje me mësuesit e tyre, me shkollën dhe librat e tyre, për të mos e trajtuar si kohë të humbur izolimin për shkak të pandemisë”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se në fazën e parë janë përfshirë 17 shkolla, ndërkaq tani janë të përfshira te gjitha shkollat e Gjilanit dhe ato të komunitetit serb.

Hidromorava

“Kjo është një formë që bashkë me kryetarin e Haziri e kemi gjetur për t’i ofruar nxënësit me mësimdhënësit. Bashkë me zyrtarët e IT-së dhe DKA-së, e realizuam këtë platformë më 16 mars, duke qenë komuna e parë në nivel vendi. Është shumë e rëndësishme që është realizuar trekëndëshi i dijes mësimdhënës-nxënës-prindër”, ka deklaruar Gagica.

Deri tani, janë realizuar mbi 8 mijë aktivitete mësimore të natyrës online./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.