ARKATANA

Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve është një alarm për të gjithë për kujdes maksimal

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në këtë ditë kur Gjilani është në zi për rastin e djeshëm të humbjes së jetës së qytetarëve, ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, në mënyrë që shëndeti publik i qytetarëve të mos rrezikohet.

Haziri, ka bërë të ditur se në vija zyrtare janë duke punuar me qeverinë e Kosovës që të zgjidhen disa nga kërkesat emergjente të Spitalit Regjional të Gjilanit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve për kujdesin intensiv të sëmurëve dhe fluksit eventual të të infektuarve, sepse në këtë institucion jepen shërbime shëndetësore për të gjitha Komunat e Anamoravës dhe nevoja e mbështetjes është e domosdoshme.

Ai ka apeluar për rritje të masave dhe kujdesit ndaj virusit, ‘maska është obligative dhe distanca sociale gjithashtu. Vdekja e djeshme është alarm për të gjithë qytetarët, edhe për ata që e kanë humbur besimin në këtë infeksion, por edhe për ata që e konsiderojnë të rrezikshëm, apo për ata që e konsiderojnë grip të zakonshëm.

Mobi Casa

“Nga rezultatet e marra sot, për mostrat që janë punuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi katër rezultate me konfirmim pozitiv dhe rastet tjera janë negative, duke konfirmuar edhe shërimin e 9 qytetarëve të Gjilanit. Dita e djeshme ishte mort i madh në Gjilan, kemi humbur tre qytetarë të respektuar, që kanë humbur betejën me Covid fatkeqësisht. Sot Gjilani është në ditë zie, në shenjë respekti e dhimbje për qytetarët tanë. Ne po vazhdojmë me ndërmarrjen e masave adekuate kundër sëmundjes”, ka thënë Haziri.

Ai ka dhënë edhe shifrat e fundit të rasteve gjatë gjithë përballjes me pandeminë globale, për Komunën e Gjilanit.

“Kemi 190 të shëruar plotësisht, raste aktive janë 130, të vdekur 7, ndërsa rasti i tetë, i një të riu që ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore, testi është marrë në gjendjen pas vdekjes dhe do të konstatohet nëse ka pas infeksion me Covid apo ka vdekur si pasojë e problemeve tjera shëndetësore. Vdekja e këtij të riu, ka qenë tragjedi jo vetëm për familjen Zeqiri në Gjilan, por për të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Deri në këto momente që po flasim kemi pasur 327 të infektuar me Covid. Prej rasteve që i kemi aktive, 47 janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional, prej të cilëve 24 janë me Covid dhe kanë nevojë për tretman intensiv, por nuk kanë simptoma të rënda dhe trajtimi bëhet për shkak të oksigjenit në klinikën infektive dhe në repartet e spitalit”, ka theksuar Haziri në fjalën e tij, në konferencën me gazetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.