Fundamenti

Haziri: Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përcjellë një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe ish- kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi.

Eco Higjiena

Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Krasniqi,
Me dhembje të madhe pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK’së dhe ish-kryetarit të Vushtrrisë, profesor Hajzer Krasniqi.
Familje e nderuar, ju duhet të jeni krenarë me profesor Hajzerin sepse ai me krejt kapacitetin e tij intelektual punoi pareshtur në disa nivele për të mirën e përgjithshme.
Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, ku edukoi gjenerata të tëra në cilësinë e mësimdhënësit, ishte themelues dhe udhëhoqi me sukses degën e LDK’së atje në një kohë të pakohë, ndërkaq një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në Këshillin Kombëtar të Pajtimit dhe në cilësinë e kryetarit të Vushtrrisë, pas luftës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.