FITORJA

Haziri prezanton planin ideor për modernizimin e “Tregut të Gjelbërt”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot “Tregun e Gjelbërt”, meqë rast ka prezantuar planin ideor për modernizimin e tregut.

Haziri tha para tregtarëve se LDK ka planin brilant për tregun, ndërsa pjesë e këtij ndryshimi do të jenë vetë tregtarët me rekomandimet e tyre.

“Kemi planin ideor brilant për tregun, ku janë paraparë që tezgat të modernizohen, do të rregullohet hyrja, e ndriçimi. Kjo është ndër punët e para që do ta bëjmë. Nuk e kemi ndërmend që të lejojmë komercializimin e tokës, nuk do të lejojmë qendër tregtare në treg. Do ta rregullojmë tregun ashtu si i ka hije. Ju keni me qenë pjesë e këtij ndryshimi, me rekomandimet nga bordi juaj. Qind për qind do të subvencionohet prej komunës”, ka thënë Haziri, duke premtuar uljen e qirasë komunale dhe të tatimit në pronë.

UBT

“Do ta ulim qiranë dhe vlerën bazë të tatimit, si për familje ashtu edhe për biznese. Do të ketë ulje deri në 40 për qind të vlerës bazë të tatimit në pronë. Do të punojmë maksimalisht që gjendja ekonomike e familjeve të forcohet”, tha Haziri.

Tregtarët falënderuan për përkrahjen e madhe të kryetarit Haziri, duke thënë se këtë përkrahje gjithmonë e kanë gjetur edhe më herët sa ishte kryetar i Gjilanit.

Ata thanë njëzëri se do të votojnë për ndryshime, për modernizim të tregut, për ulje të qirasë, duke ia dhënë votën Lutfi Hazirit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.