Fundamenti

Haziri pret ministrin Kervan për realizimin e projekteve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, në të cilin u bisedua për angazhimin në kohë pandemie dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Kervan për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar në projektet kapitale.

“E njoftova nga afër ministrin Kervan edhe për dy projektet që jemi duke i realizuar bashkërisht e të financuara nga MZHR, sikurse që biseduam edhe për planifikimet buxhetore të vitit të ardhshëm, në mënyrë që kjo Ministri dhe Komuna të hyjnë në programe të bashkëfinancimit të projekteve në interes të të gjitha komuniteteve në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

ARKATANA

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, derisa ka shfaqur zotimin e financimit të projekteve në të mirë të qytetarëve.

“Dy vite radhazi Ministria e Zhvillimit Rajonal ka përkrahur projektet kapitale të Gjilanit. Edhe sivjet e kemi një projekt të përbashkët, tregun dhe parkun në Zhegër, ku jo vetëm kosovarët, por edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të shfrytëzojnë. Janë projekte të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve të Gjilanit dhe shpresoj që në vitin e ardhshëm ky bashkëpunim do të vazhdojë bashkërisht me Komunën”, ka thënë ministri Kervan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.