Fundamenti

Haziri po qëndron për një vizitë zyrtare në Hagë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ftesë të Akademisë së Hagës dhe në mbështetje të USAID Kosova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po qëndron për një vizitë pune në Hagë të Holandës, në kuadër të një programi.

Haziri sot ka vizituar Akademinë e Hagës, e cila është specializuar në pushtetin lokal dhe zhvillimin e politikave lokale.

Haziri gjatë takimit të tij në Hagë, vizitoi edhe Parlamentin holandez dhe institucionet e tjera të qeverisë holandeze.

RCCOLA

Në ditët në vijim, Haziri do të ketë takime të shumta me përfaqësues lokal të qytetit të Hagës dhe institucione të tjera që ndikojnë në politikat zhvillimore të qeverisjes lokale.

Në vizitën e tij në Hagë, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, e përcjell këshilltarja komunale nga radhët e LDK-së, Shpresa Kurteshi./rajonipress/