FITORJA

Haziri ngushëllon familjen Shabani me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Xhelal Shabani

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Xhelal Shabani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shabani.

Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Shabani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe të veprimtarit, Xhelal Shabani.

GRANDEMALL

Xhelali ishte personalitet i veçantë dhe i përkushtuar ndaj familjes e vendit dhe veprimtar i palodhshëm, duke dhënë kontribut të gjithanshëm me aktivitetet e tij.
Duke e njohur si shembull, sot asgjë nuk mund ta mbush zbrazëtirën e humbjes së tij, por lutem që i me veprat e tij të mira të jetë kujtim i mirë për të gjithë ata që e kanë njohur.
Familje e nderuar Shabani, miq, shokë dhe kolegë të Xhelalit, në këto momente të rënda kur vendi po ballafaqohet me pandeminë e në pamundësi të vizitës, në emrin tim dhe të qytetarëve të Gjilanit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.