UBT

Haziri nënshkruan marrëveshje me Millenium Foundation Kosova për renovimin e 5 shtëpive të familjeve në nevojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Millenium Foundation Kosova (MFK) për mbështetje për renovimin e pesë ekonomive familjare, respektivisht raste sociale me masa të efiçiencës së energjisë.

Përfituesit e këtij projekti, tre janë kryefamiljarë burra dhe dy gra, do të kenë kushte më të mira e më cilësore pas intervenimet me masa efiçiente në shtëpitë e tyre, të cilat, sipas marrëveshjes do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor 2021.

FIDANISHTJA

Haziri tha se do të vijohet me ritme edhe më të shpejta për t’i dal në përkrahje qytetarëve në nevojë me qëllim që secila familje në kushte të vështira ekonomike, të bëhet më e pasur se ç’ishte dje, duke shtuar se ‘përkushtimi për rritjen e mirëqenies për çdo familje gjilanase është misioni im i shenjtë’.

“Komuna e Gjilanit në mënyrë permamnete ka ofruar shërbime familjare dhe shërbime të tjera të mirëqenies sociale, siç është përkujdesi për të cenueshmit, ndërtimi i shtëpive dhe strehimi për familje në nevojë, ndihmë emergjente me ushqim, barna dhe artikuj higjienikë, shërbime mjekësore në shtëpi për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta, përkujdesje dhe financim/subvencionim për organizatat-shoqatat për përkujdesje, mbrojtje të fëmijëve të braktisur, përkujdesje për të moshuar pa përkujdesje familjare, ndihmë familjeve të të rënëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës etj”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.