Haziri në Bondstill: Do të promovojmë dhe ruajmë sigurinë në rajon

Gjilan – Komuna e Gjilanit përherë do të jetë kontribuuese në sigurinë e përgjithshme të këtij regjioni. Gjendja e sigurisë është e qetë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë angazhimet tona të përbashkëta drejtë promovimit të mëtejmë të sigurisë. Komandantit të ri i ofrojmë bashkëpunimin maksimal, duke dëshiruar që të jetë faktor në rritjen e mëtejme të sigurisë dhe garantimit të saj për qytetarë, tha ndër të tjerash pas ceremonisë Lutfi Haziri.
Në kampin e forcave amerikane në Bondstill, sot u bë ndërrimi i komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje. Në krye të kësaj komande do të jetë koloneli amerikan Vernon Simpson.
Në ceremoninë e organizuar sot në kampin amerikan Bonstill të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se bashkëpunimi i Komunës do të jetë i përhershëm në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë.
“Komuna e Gjilanit përherë do të jetë kontribuuese në sigurinë e përgjithshme të këtij regjioni. Gjendja e sigurisë është e qetë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë angazhimet tona të përbashkëta drejtë promovimit të mëtejmë të sigurisë. Komandantit të ri i ofrojmë bashkëpunimin maksimal, duke dëshiruar që të jetë faktor në rritjen e mëtejme të sigurisë dhe garantimit të saj për qytetarë”, tha ndër të tjerash pas ceremonisë kryetari Haziri.
Komandanti i ri i GLSHL-Koloneli Vernon Simpson deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është stabile.
“Ne të gjithë shpresojmë që t`i përdorim shkathtësitë dhe përvojat tona nga karrierat tona ushtarake dhe civile për t’i këmbyer idetë dhe për të krijuar raporte të mira për të gjithë. Mbi të gjitha ne kemi kënaqësinë të jemi pjesë e këtij misioni të rëndësishëm duke kryer pjesën tonë të punës në asistencën tonë drejt krijimit të një Kosove stabile, demokratike, shumë etnike dhe paqësore”, tha koloneli Simpson.
Është ky rotacioni i 21 që ka ndodhur në kampin Bonstill që nga viti 1999. Komandën e mori tani e tutje Ëilliam K Gayler./rajonipress/