GRANDEMALL

Haziri nderon me mirënjohje Timothy R. Orr, Eduard Kukan, Vasfi Visoka, Fadil Rrahmani, Ejup Salihu, Ibrahim Berisha, Rexhep Hamiti e Enver Tali

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e 28 nëntorit – ditës së flamurit, ka nderuar me mirënjohje e çmime speciale personalitete vendore e ndërkombëtare në shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë kësaj komune dhe vendit në përgjithësi.

Haziri ka nderuar këto personalitete:

Çmimi “Agim Ramadani” për Gjeneral Timothy R. Orr, në nderim të shërrimit në vendin tonë, si dhe mbështetjes së dhënë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e në veçanti për forcimin e partneritetit me Iowa – SHBA

Çmimi “Idriz Seferi” për Vasfi Samim Visoka (post mortum), në nderim të jetës dhe veprës së tij dhe kontributit jetësor të dhënë për kauzën kombëtare, e në veçanti angazhimit të hershëm për lirinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Çmimi “Idriz Seferi” për afaristin Fadil Rrahmani, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillim të qytetit të Gjilanit, por edhe në solidaritet e humanizëm.

Uji Dea

Çmimi “Agim Ramadani” për Eduard Kukan, për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës në Parlamentin Europian si diplomat e mik i vendit tonë.

Mirënjohje për Rexhep Hamitin, në nderim të kontributit të dhënë në mbrojtjen dhe në avansimin e të drejtave të shqiptarëve.

Mirënjohje (Post Mortum) për Enver Tali, në nderim të kontributit të dhënë për çështjen kombëtare, si dhe pjesëmarrjen aktive për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Mirënjohje për Ibrahim Berisha, në nderim të kontributit të tij të dhënë në institucionet e vendit.

Mirënjohje për Ejup Salihu, në nderim të kontributit të dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.