GRANDEMALL

Haziri: Mërgata është aset i madh kombëtar, ruajeni e respektojeni si sytë e ballit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sevdail Haziri është mërgimtar nga Gjermania dhe investitor i madh në Kosovë e Gjilan. Është i kënaqur me të arriturat që ka parë në Gjilan, por ka një apel për të gjithë ata që flasin keq për diasporën. Ruajeni si sytë e ballit diasporën, respektojeni dhe duajeni në maksimum sepse është aset i madh kombëtar e shtetëror thotë ai.

Sevdail Haziri i njohur për anën humane të tij dhe investimin shumë domethënës që ka bërë në fshatin tij të lindjes në Suharën të Bujanocit, po qëndron në Gjilan për pak ditë pushimi.

Haziri për rajonipress thotë se është i kënaqur me punët e mira që po bëhen në Gjilan e në Kosovë. “Unë jam ithtar dhe lobues i madh i të drejtave të shqiptareve të Luginës. Ende po shoh bashkëvendës të mi që bredhin rrugëve pa dokumente dhe pa asnjë perspektivë në Kosovë. Shteti i Kosovës duhet urgjentisht ta zgjidhë problemin e dokumenteve për këtë kategori. Lugina meriton respekt sepse edhe ne jemi pjesë e Kosovës dhe të arriturave të saja” shprehet Haziri.

Eco Higjiena

Sevdail Haziri flet në superlativ për mërgatën dhe kërkon nga institucionet kosovare që të respektojnë këtë aset të madh kombëtar e shtetëror. “Unë jam qe 26 vite në Gjermani dhe më merr malli për vendlindje dhe jetojë me ëndrrat e fshatit tim. Kudo që shkoj jashtë Kosovës ndihem i huaji sepse dheu i vendlindjes është i pazëvendësueshëm. Ju lutem ruajeni si sytë e ballit diasporën dhe respektojeni në maksimum sepse ne investojmë shumë dhe ndihmojmë familje të shumta” shprehet Haziri.

Sevdail Haziri që ka mbi 110 punëtor në kompaninë e tij në Gjermani, gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka vizituar kompleksin më të madh ndërtimor “AR – KATANA”. “Jam i befasuar për të mirë me ndërtimin e këtij gjiganti. Thjeshtë mahnitëse sepse kualitet të tilla as në perëndim nuk ka e nuk kam parë” u shpreh Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.