Uji Dea

Rashiti: Qytetarët e Kosovës dhe të Gjilanit e kanë vlerësimin maksimal për punën e mirë të Bedri Hamzës

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidimi i Badri Hamzës për kryeministër të Kosovës, tregon marrjen e përgjegjësisë nga ana e PDK-së për të hyrë në zgjedhjet nacionale me kandidatin që është pakrahasimisht më i miri ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të strukturave të degës,
Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, të nderuar ish të burgosur politik
I nderuar nënkryetar i PDK-së dhe shef i shtabit z.Uran Ismaili
E nderuar sekretare e PDK-së znj.Vlora Çitaku
Të nderuar gjithë ju pjesëmarrës, përkrahës e kontribut dhënës.
Shumë i nderuari nënkryetar i PDK-së, kryetar i Mitrovicës dhe kandidati ynë për kryeministër dhe kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë juve që sonte jeni bashkë me ne, në këtë takim mobilizues dhe organizativ me të gjithë anëtarët e strukturave të degës së PDK-së këtu në Gjilan.
Ju falënderoj për prezencën e juaj, jo vetëm sot, por sa herë që PDK e ka kërkuar angazhimin tuaj, ju keni qenë gjithmonë të gatshëm dhe të përkushtuar për të kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ju faleminderit shumë.
Tashmë dihet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 9 shkurtin.
Dihet fare mirë për gjendjen e aktuale me të cilën po përballën qytetarët e Kosovës, e cila asnjëherë nuk ka qenë më e rënduar që nga paslufta e këndej.
Rrjedhimisht, nënkuptohet fare mirë edhe gjendja aktuale e cila është krijuar në komunën tonë, e në të cilën mbizotëron mentaliteti i njëjtë qeverisës si në nivel të Republikës së Kosovës.
Qytetarët tanë sot po jetojnë në kushte ekonomike shumë të rënda, me shërbime jocilësore në arsim dhe shëndetësi, me shumë probleme të mëdha që janë krijuar në secilin sektor si rezultat i dështimeve dhe i keq qeverisjes me institucionet qendrore por edhe me disa nga komunat siç janë Gjilani e Prishtina. Ndërsa në ato komuna ku sot udhëheq PDK dihet se është një gjendje krejt tjetër.
Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë është treguar e përgjegjshme dhe ka marrë përgjegjësi për të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar vendi ynë.
Vendimmarrja aktuale e lidershipit të PDK- së me kryetarin Memli Krasniqi, është shembulli më i mirë për të treguar se sa PDK është e përgjegjshme para proceseve të rëndësishme që janë në interes të qytetarëve të Kosovës.
Kandidimi i Badri Hamzës për kryeministër të Kosovës, tregon marrjen e përgjegjësisë nga ana e PDK-së për të hyrë në zgjedhjet nacionale me kandidatin që është pakrahasimisht më i miri.
Strukturat e degës tonë dhe anëtarët e PDK-së e kanë vlerësuar lartë gatishmërinë dhe vullnetin e dy akterëve kryesorë politikë në këtë proces të zgjedhjeve nacionale, Memli Krasniqit dhe Bedri Hamzës, të cilët bashkë me pjesën tjetër të lidershipit të PDK-së e kanë vlerësuar rrugën e duhur për të dalë partia fituese më 9 shkurt dhe qeverinë e ardhshme ta udhëheq kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza.

UBT

Qytetarët e Kosovës dhe të Gjilanit e kanë vlerësimin maksimal për punën e mirë të Bedri Hamzës, kudo që ka ushtruar funksionin e tij politik dhe institucional.
Bedi Hamza në tërë karrierën e vet, gjithherë ka treguar profesionalizëm e maturi në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive institucionale.
Ka dhënë kontribut maksimal në të gjitha proceset dhe zhvillimet pozitive që ka kaluar shteti i Kosovës nën udhëheqjen e PDK-së, me kryeministër Hashim Thaçin e kryetar Kadri Veselin.
Atëherë kur Kosova ndërtonte kilometra autostrada, dhjetëra shkolla, projekte e investime të mëdha në infrastrukturën publike, ishte Bedri Hamza ministër i financave që bëri edhe rritjen e pagave në të gjithë sektorët publik.
Ne PDK-ja në Gjilan, jemi të angazhuar për mobilizimin sa më të mirë të strukturave tona duke ndërmarrë veprime e vendime konkrete që i shërbejnë organizimit sa më të mirë zgjedhjeve parlamentare.

  1. Kemi formuar Shtabin e Degës dhe jemi në fazën e fillimit të formimit të nënshtabeve të degës, nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit
  2. Kemi angazhuar të gjithë kuadrot profesionale të degës së PDK-së, nëpër komisionet përkatëse që janë aktive
  3. Jemi angazhuar që për listën garuese për deputet të kemi kandidatë që janë të dëshmuar në aspektin profesional, politik dhe me përvojë të mirë e të dëshmuar institucionale, që kanë vlera familjare, kombëtare dhe qytetare.
  4. Kemi përgatitur agjendën e takimeve në terren me strukturat tona, me grupe të interesit dhe me qytetarë të ndryshëm.
    Përveç përgatitjeve mobilizuese dhe organizative, dega e PDK-së është maksimalisht aktive edhe në aspektin opozitar ndaj qeverisjes komunale e cila e ka sjellë Gjilanin në kolaps total, ku degradimi institucional është i skajshëm kahdo e kudo.
    Është për keqardhje që për këto tri vite në komunën tonë asnjë projekt madhor kapital nuk është nisur edhe pse janë të buxhetuara dhjetëra miliona euro për investime në infrastrukturën publike.
    E për më keq, edhe ato projekte që kanë qenë të nisura nga ish qeverisjet e kaluara, kanë ngecur plotësisht ose janë pezulluar krejtësisht.
    Po i theksoj vetëm disa nga lista e gjatë e dështimeve e jashtëzakonshme:
  5. Projekti i Autostradës (14 mil 2023)
  6. Projekti i stadiumit të qytetit (2 mil, 2023/24)
  7. Projekti i palestrës së sporteve Bashkim Selishta (2.4mil)
  8. Projekti i palestrës në Zhegër (1 mil)
  9. Projekti i impiantit të ujërave të zeza (12 mil)
  10. Sheshi i qytetit (1 mil)
  11. Rrugët në hyrje-dalje të qytetit
  12. Kampusi i universitetit Kadri Zeka
    9.Dhjetëra projekte tjera të planifikuara në buxhetin komunal (3,5 mil), e që nuk po nisin fare:
  • Varrezat e reja të qytetit,
  • Përfundimi i sheshit mbi lumin Mirusha
  • Përfundimi i rrugës së Kumanovës
  • Projekti i rrugës Adem Jashari
  • Funksionalizimi i fshatit të lumtur
  • Projekti për ndërtimin e shtëpive për të moshuarit dhe për fëmijët pa përkujdesje
    Këtë vit për komunën e Gjilanit janë mbi 30 milionë euro buxhet nga qeveria e Kosovës dhe i cili nuk do të mund të shfrytëzohet fare, ndërsa edhe vitin e kaluar kanë shkuar në suficit 28 milionë euro, për projektet që nuk janë realizuar dhe ai buxhet është kthyer në suficit.
    Andaj të nderuar të pranishëm,
    Marrë parasysh këtë gjendje alarmante të krijuar, ne si PDK obligohemi që të gjithë, për ta ndryshuar këtë gjendje.
    Jam i bindur që me punën tonë të mirë, me komunikimin e mirë me qytetarët e Gjilanit, me kandidatët më të mirë për deputetë, me platformën e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër Bedri Hamza, qytetarët e Gjilanit do t’ja japin besimin Bedri Hamzës për të udhëhequr me qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.
    Ju bëjë thirrje secilit nga ju, që të japim më të mirën nga vetja jonë, për një angazhim dhe përkushtim në mobilizim dhe organizim, sepse ne si Gjilan kemi ditur që për disa palë zgjedhje të jemi fitues, prandaj besoj fuqishëm, që bashkë me ju, do ta bëjmë atë të cilën e meriton vendi ynë dhe komuna jonë.
    Na priftë e mbara!