FIDANISHTJA

Haziri: Më 28 Nëntor do t’i ndahet çmimi Heroina e Qytetit, Shyhrete Tahiri Sylejmani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zonjën Shyhrete Tahiri Sylejmani, e cila ditë më parë e denoncoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, si viktimë e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës së fundit.

Kryetari Haziri, pasi shprehu keqardhje për tmerrin që ka përjetuar në luftë, e ka përgëzuar zonjën Tahiri Sylejmani për guximin dhe heroizmin e treguar në publik, për zbardhjen pjesës së rëndë dhe të errët që e ka kaluar populli i Kosovës në luftën e fundit.

Haziri tha zonja Shyhrete Tahiri Sylejmani do ta ketë gjithmonë përkrahjen e gjilanasëve, ndërkaq ka njoftuar se do ta iniciojë vendimin për ndarjen e çmimit Heroina e Qytetit më 28 Nëntor të këtij viti.

FITORJA

Ndërsa, Shyhrete Tahiri Sylejmani e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar nga ana e tij, sikurse edhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe të familjarëve.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka informuar se do ta iniciojë edhe vendimin për ndarjen e çmimit Heroina e Qytetit edhe për tri gratë e dëshmorëve, Hyrije Baftiu, Fatime Ahmeti dhe Mevlide Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.