RCCOLA

Haziri mbështet mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në takimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje të mbajtur sot ku pjesëmarrës ishin te gjitha institucionet gjegjëse Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dhënë mbështetje këtij mekanizmi për të vazhduar punën.

Me këtë rast kryetari Haziri, është zotuar se do ta mbështes mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje.

“Unë edhe më herët kam qene pjesë e Strategjisë Kombëtare si anëtar i qeverisë si për barazi gjinore dhe mekanizma tjerë. Kam njohuri për problematikën dhe unë zotohem se edhe si Kryetar i Komunës së Gjilanit do ta mbështes mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. Duhet të bëhemi të gjithë së bashku kështu siç jemi këtu që fuqishëm t’i japim mbështetje këtij mekanizmi, që ka për qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin e personave të cilët janë të prekura nga dhuna në familje”, ka thënë Haziri.

Edhe kryetari i Gjykatës Themelore, Zyhdi Haziri tha se do të bashkëpunoj me Koordinatoren Komunale në mënyrë që të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës në familje, por edhe në trajtimin sa më të mirë të personave që iu është cenuar e drejta e garantuar me ligj.

Uji Dea

Nga ana e saj Drejtoresha Regjionale e Policisë, Elmina Mahmuti, tha se duhet të bëhet diçka edhe më shumë në lidhje me trajtimin e keqbërësve për ta bërë më të lehtë zgjidhjen e problemit.

Ndërsa Vjollca Jakupi koordinatore kundër dhunës në familje tha se gjatë këtyre dy viteve janë arritur rezultate të kënaqshme në koordinimin në mes institucioneve lokale kundër dhunës në familje.

E në anën tjetër Tonka Eibs – Unicef, ka spikatur atë që Komuna e Gjilanit është një ndër Komunat më të suksesshme në këtë drejtim, por që duhet bërë avokim në zgjerimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje.

Gjithashtu të pranishmit janë informuar edhe me punën dy vjeçare, duke prezantuar Strukturën, Organogramin, funksionimin dhe takimet./rajonipress/