ARKATANA

Haziri mban mbledhjen e fundit me Komitetin anti-COVID-19: Jam krenar me punën e madhe që kemin bërë për ruajtjen e shëndetit publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e fundit në këtë cilësi me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komitetit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit publik.

ARKATANA

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur brenda afro dy vite të përballjes me pandeminë COVID-19. Sot, fatmirësisht kemi vetëm 2 raste aktive me këtë virus, derisa kemi numër të madh të të vaksinuarve. Apeli im në këtë cilësi është që gjilanasit duhet të përgatiten për marrjen e vaksinës së tretë, sipas udhëzimeve të IKSHPK. Mirënjohje dhe falënderim për mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë në mjekimin e mijëra pacientëve të prekur me COVID-19”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 27819 mostra, 9870 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 201 persona e kanë humbur betejën, 2 raste janë aktive, 88009 qytetarë deri tani janë vaksinuar, në hospitalizim me COVID pozitiv nuk është asnjë pacient, ndërkaq nuk ka mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.