Fundamenti

Haziri: Lufta me COVID-19 nuk fitohet në spital, por duke u kujdesur jashtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se uikendi në Gjilan në përballje me COVID-19 ka qenë një betejë e ashpër, pasi kanë humbur jetën dy gjilanas.

Këto komente, Haziri i bëri pas takimit me Komitetin për menaxhimin e përhapjes së COVID-19, të hënën, në një konferencë për gazetarë.

“Përmes QKMF-së dhe institucioneve tjera shëndetësore, jemi duke i menaxhuar mbi baza ditore 108 rastet aktive me COVID-19, ndërkaq në Spital të Përgjithshëm gjendja është më e qetë pasi kemi 16 raste në trajtim”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ai ka njoftuar se janë prekur nga infeksioni dy shkolla, njëra publike dhe tjetra private.

“Në të dy rastet, një arsimtar është bartës i infeksionit. Ne jemi duke e bërë hulumtimin e fundit për këtë. Shkollat vazhdojnë të jenë të hapura dhe nuk ka vend për shqetësim. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të vazhdojnë t’i bartin maskat”, ka shtuar Haziri.

Kreu i Gjilanit e ka përdorur një këshillë të majorit të KFOR-it italian, Cristian Benegiamo, i cili gjatë takimit të sotëm, ka thënë se ‘duhet t’i edukoni qytetarët që lufta me COVID-19 nuk fitohet në spital, por duke u kujdesur jashtë’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.