RCCOLA

Haziri: Ligjet hapin rrugë për liberalizim

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve që të enjten të votojnë për miratimin e 8 projektligjeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e Re”, se miratimi i këtyre projektligjeve mund të ndikojë që dialogu për këtë proces të vlerësohet pozitivisht nga Komisioni Evropian në shtator.

“Miratimi i këtyre projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv të liberalizmit të vizave”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Sipas tij, lënia e këtyre projektligjeve për sesionin vjeshtor do të mund të ndikonte që vlerësimi të mos jetë pozitiv.

Haziri ka deklaruar se me miratimin e kësaj pakoje Kuvendi i Kosovës i përfundon suksesshëm punimet për sesionin pranveror. Ai ka thënë se për të bërë hapa përpara në këtë proces Qeveria e Kosovës duhet t’i luftojë fort krimin e organizuar dhe korrupsionin. /Telegrafi/