Eko Higjiena

Haziri: Kudo që shkojmë, do të krenohemi me investimin në Banjën e Dobërçanit, Vëllezërit Ibishi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Dobërçan të Gjilanit, është inauguruar sot njëra prej banjave më innovative në rajon, Vëllezërit Ibishi. Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kudo që shkojmë, do të krenohemi me investimin në Dobërçan të Vëllezërve Ibishi.

“Familja Ibishi, me punën dhe djersën e tyre, janë shembulli më i mirë i të bërit biznes. Një të mirë që ua ka dhënë Zoti, e kanë përkthyer në të mirë të përgjithshme siç është Baja e Dobërçanit. Ky biznes po bëhet edhe falë punës së madhe në mërgim të pronarit Sabit Ibishi. E ndaj gëzimin me ju dhe me gjithë këta njerëz të pranishëm, sepse kështu Kosova zhvillohet, me njerëzit që kanë punuar jashtë dhe e kthejnë investimin në vendlindje. Me këtë investim, ne do të krenohemi kudo që shkojmë. Kjo kodër e Zotit u përkthyer me këtë vepër të mirë dhe në interes të përgjithshëm”, tha Haziri.

Mobi Casa

Në emër të familjes, ka folur pronari Sabit Ibishi, i cili tha se që prej vitit 2008 kur edhe kanë filluar operimin, tashmë Banja Vëllezërit Ibishi po bëhet me asortiment të gjerë, ku njerëzit do të mund ta shfrytëzojnë banjën për shërim edhe brenda, në objekt të mbyllur dhe në çdo stinë.

Në këtë ngjarje ka folur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.