RCCOLA

Haziri: Koalicioni i madh për Gjilanin shndërrohet në koalicion qeverisës për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lutfi Haziri pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AAK, PD, PSD e PDTK pret të nënshkruaj koalicion edhe me “Vatrën” e Lëvizjen Republikane. Haziri është i bindur se ky koalicion është koalicion për qeverisje të mirë dhe për qytetarët e Gjilanit.

Lutfi Haziri e ka mbajtur premtimin për ta krijuar Koalicionin e madh për Gjilanin. Me këtë moto ai edhe e patë filluar fushatën. Tani së fundit Haziri ka hyrë në koalicion me AAK, PD, PSD e PDTK, raporton rajonipress.

Uji Dea

Haziri tha për rajonipress se koalicioni i madh për Gjilanin tani do të shndërrohet në koalicion qeverisës për Gjilanin. “Jam i sigurt se ky koalicion do të funksionoj sepse jemi munduar që të bëjmë një koalicion kredibil dhe gjithëpërfshirës, kuptohet pa PDK e cila doli në opozitë pasiqë mori dënimin e merituar nga gjilanasit” tha Haziri.

Haziri tha se shumë shpejt do të merret vesh edhe me Lëvizjen “Vatra” derisa tha se ka mbetur hapur betim me Arben Maliqin e AKR-së. Kurse për Selver Xhelilin e Lëvizjes Republikane tha se do të kalojë në LDK./rajonipress/