UBT

Haziri kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi ratifikimin e programit Flows për t’i dhënë zgjidhje afatgjate problemit të ujit për Gjilanin e Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës që ta ratifikojnë sa më parë programin Flows të Bankës Botërore, për t’i dhënë zgjidhje afatgjate problemit të ujit për Gjilanin e Anamoravën.

Gjatë vitit të kaluar, Banka Botërore i ka dhënë dritën jeshile Komunës Gjilanit për mbështetjen e këtij projekti që kap vlerën e 25.5 milionë euro.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky projekt përfshinë tri komunat, Gjilan, Viti dhe Kamenicë, për sigurimin e mjaftueshëm të ujit, që në këtë rast Komuna e Gjilanit është promotori i projektit, ndërsa “Hidromorava” është përfituese e projektit, të cilin Bordi i Bankës Botërore e ka miratuar më 9 qershor 2020, në Washington.

Eco Higjiena

“Është nevojë urgjente ratifikimi i programin Flows të Bankës Botërore nga ana e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës, për t’i dhënë zgjidhje afatgjate problemit të ujit për Gjilanin dhe Anamoravën. Ky projekt ka dy komponentë brenda vlerës 25.5 milionë euro. Komponenti i parë është për sigurimin e ujit të pijes për Gjilan, Viti dhe Kamenicë, ndërrimin e gypave të vjetër nga penda e Përlepnicës, njehsorët dhe eliminimin e humbjeve të ujit, dhe këtë e monitoron drejtpërdrejt KRU Hidromorava”.

“Ndërsa, komponenti i dytë parasheh trajtimin e ujërave në shtratin Moravë e Binçës, ujërat për ujitje të tokës, rehabilitimin e shtratit të lumit prej vendbanimit “Shushtë” në Viti e deri te kufiri me Serbinë në Kamenicë. Gjatësia e gjithë projektit është 50 kilometra, ku është paraparë sistemi i ujitjes, parandalimi i vërshimeve, mbrojtja nga erozioni, mbrojtjen e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, mbrojtjen e mjedisit dhe njëkohësisht zhvillimin e fuqishëm bujqësor në dy anët e këtij lumi”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.