UBT

Haziri: Kemi një numër të madh të projekteve për aplikim në grantet e KE-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në Prishtinë në prezantimin e projektit të Komisionit Europian “Kosova e Bukur”, i cili ka për qëllim të krijoj vende pune dhe në të njëjtën kohë të përmirësoj kushtet socio-ekonomike të popullsisë në Gjilan.

Haziri së bashku me Bordin e drejtorëve, kanë përpiluar projektet për aplikim në grantet e Komisionit Europian, e që lidhen me bashkëpunimin ndërkufitar, pastaj programin EURED, i cili ka të bëjë me zhvillimin ekonomik rajonal, e projekte të tjera.

Gjilani deri më 28 shkurt do të dorëzojë projekte, të cilat do të jenë në përputhje me kriteret nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, kryetari Haziri ka pritur një delegacion të Ministrisë së Integrimeve Europiane të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga drejtori i Departamentit për Asistencë, Florim Canolli.

Qëllimi i takimit ka qenë bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve mes donatorëve të ndryshëm dhe Komunës së Gjilanit, përmes të cilave Gjilani do të përfitonte donacione të ndryshme.

Uji Dea

Drejtori i Departamentit për Asistencë në Ministrinë e Integrimeve Europiane, Florim Canolli, ka thënë se tashmë do të ketë komunikim direkt mes Ministrisë dhe komunave, duke i ofruar kryetarit Haziri ndihmesë në asistencë teknike në këto projekte.

Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimeve Europiane, ndërsa ka pohuar se shpreson në ndihmën e kësaj ministrie në përfitimin e granteve të Bashkimit Europian.

“Kemi interes të jashtëzakonisht të madh të konkurrojmë në të gjitha grantet në Komisionin Europian. Po shpresojmë shumë në ndihmën tuaj. Kemi aplikuar edhe në programin e BE-së “Kosova e Bukur”. Kemi bashkëpunim të mirë me komunat në lindje dhe poashtu do të aplikojmë edhe për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me komunat që do të jetë me interes të dyanshëm. Kemi një numër të madh të projekteve që tashmë janë gati për aplikim”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Kryetari Haziri tha se në muajin prill do të mbahet një konferencë për t’i prezantuar projektet para komunitetit ndërkombëtar, qeverisë dhe donatorëve të ndryshëm, me qëllim të realizimit të objektivave dhe përparimit të qytetit të Gjilanit./rajonipress/