GRANDEMALL

Haziri: Jetoni pa panikë, por me kujdes e disiplinë në higjienë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, nga ku është informuar se nuk ka vend për panikë, sepse deri më tani asnjë shenjë të virusit Codiv-19 nuk është paraqitur tek pacientët e këtij regjioni dhe sipas monitorimeve permanente, as në nivel të Kosovës.

“Komuna e Gjilanit sot në mëngjes ka marrë vendimin e themelimit të ekipit ndërsektorial për menaxhimin e pandemisë sipas vendimit të qeverisë. Kam vizituar dy institucione, atë të QKMF-së dhe IKShP dhe jam njoftuar për masat e ndërmarra. Apeloj te të gjithë qytetarët e Gjilanit që të jenë të kujdesshëm por pa shkaktuar panikë. Gjithçka që është në varshmëri të këtyre institucioneve do të përballohet me lehtësi dhe nuk ka nevojë që të shqetësohemi. Jam duke punuar me institucionet tjera për menaxhimin e hyrjeve përmes pikave kufitare që pikëprekin Gjilanin. Të jetojmë në normalitet por me kujdes dhe disiplinë në higjienë veçanërisht”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Fundamenti

Ai ka porositur të gjithë qytetarët që për çfarëdo shqetësimi në ndryshimet shëndetësore, t’i drejtohen institucioneve të shëndetësisë dhe të marrin udhëzimet dhe rekomandimet profesionale.

Kurse, në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka folur Ajhane Sejfiu, e cila ka potencuar se nuk ka nevojë për panikë, por duhet që fokusi të jetë në higjienën dhe disiplinën maksimale për ta tejkaluar këtë problem i cili ka përfshirë vende të shumta botërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.