Eko Higjiena

Haziri i kënaqur me intensitetin e punimeve në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan – Prishtinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, po bëhen me intensitet të lartë, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e vizitës së këtij projekti kapital.

“Përkundër problemeve teknike në terren, e rëndësishme është që po vazhdon puna me intensitet të lartë. Ky është njëri nga projektet më madhore dhe më kapitale që Komuna e Gjilanit e ka. Përpos infrastrukturës, këtu zgjidhet edhe problemi i kanalizimit, ujërave atmosferik, ndriçimi publik dhe zona e gjelbër”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se praktikisht integrohet komuniteti, përfshirë të gjitha lagjet e Pasjakut dhe të Livoçit të Epërm deri tek penda.

ARKATANA

Ai ka falënderuar kompaninë implementuese dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, të cilët, siç tha Haziri, janë kujdestarë të këtij projekti.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Driton Muharremi nga kompania implementuese dhe Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike.

Ndryshe, ky projekt në gjatësi prej 3 kilometra ka nisur zyrtarisht më 20 korrik 2020 dhe kostoja e saj pritet të jetë 3.9 milionë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.