UBT

Haziri i jep mbështetje platformës “Trego e Vepro”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ju nuk jeni problemi, ju jeni zgjidhja e problemit. E kam thënë edhe më herët, po e ripërsëris edhe sot se rinia është prioritet në qeverisjen time sepse jeni e ardhmja jonë. Komuna e Gjilanit do t’ju mbështesë vazhdimisht në të gjitha projektet që janë në favor të zgjidhjes së problemeve tuaja për t’ua bërë jetën sa më të mirë, tha me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Është promovuar sot në Gjilan platforma online www.tregoevepro.com, e cila kontribuon në zgjidhjen e problemeve të rinisë.

Kjo platformë u mundëson të rinjve që nëpërmjet videove të postojnë dhe identifikojnë problemet e tyre që të ndërmerren iniciativa për zgjidhjen e tyre si dhe të kenë diskutime në chat.

FITORJA

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u ka ofruar mbështetje të rinjve të Gjilanit, në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ju nuk jeni problemi, ju jeni zgjidhja e problemit. E kam thënë edhe më herët, po e ripërsëris edhe sot se rinia është prioritet në qeverisjen time sepse jeni e ardhmja jonë. Komuna e Gjilanit do t’ju mbështesë vazhdimisht në të gjitha projektet që janë në favor të zgjidhjes së problemeve tuaja për t’ua bërë jetën sa më të mirë”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Personat të cilët regjistrohen në www.tregoevepro.com mund të postojnë video me brengat e tyre dhe në këtë mënyrë mund të përfitojnë nga kjo platformë në zgjidhjen e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.