UBT

Haziri: Heronjtë na mësuan se si kryengritet për atdhe e liri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjatë vizitës dhe homazheve te varrezat e dëshmorëve, Haziri vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve, në nderim e dedikim të të cilëve mbahet tradicionalisht ky manifestim në kontinuitet.

Komuna e Gjilanit ka filluar sot zyrtarisht Manifestimin Tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Kreu i komunës Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me ç’rast potencoi kontributin e heronjve e dëshmorëve, të rënë në etapa të ndryshme të historisë sonë.

Gjatë vizitës dhe homazheve te varrezat e dëshmorëve, Haziri vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve, në nderim e dedikim të të cilëve mbahet tradicionalisht ky manifestim në kontinuitet.

Uji Dea

“Në 29-vjetorin e “Flakës Janarit”, ne shënojmë tradicionalisht veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit. Duke e vlerësuar gjithmonë këtë kryengritje të Anamoravës, Karadakut e Gollakut, natyrisht që ne jemi sot krenarë në ditën e Rexhep Malës e Nuhi Bersishës.

Ata kanë ndërtuar ideale dhe me sakrificën e tyre, kanë dhënë dëshmi se si kryengritet për atdhe dhe liri”, ka deklaruar Haziri.

Gjatë ditës janë bërë vizita e homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizitë në Kazermën e FSK-së, ndërkaq në mbrëmje do të bëhet ndezja e Flakadanit, që shënon zyrtarisht fillimin e manifestimit të sivjetmë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.