ARKATANA

Haziri: Heronjtë na mësuan se si duhet të fitohet liria, ne duhet të mësojmë se si ruhet paqja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Akademia e Flakës ka hapur sonte zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili sivjet i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna, deputetë, përfaqësues të FSK, Policisë, Bashkësisë Islame e qytetarë të shumtë.

Në hapjen e saj, kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, na mësuan se si duhet të fitohet liria, ndërsa ne duhet të mësojmë se di ruhet paqja.

“Kjo Akademi shënon ditën e rënies heroit të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ky qytet shënon arritjen e parë të lirisë 20 vite më parë pas qindra vitesh okupimi, kolonizime dhe sundime të perandorive, shteteve e popujve të tjerë. Zotohem se në janarin e ardhshëm do ta riorganizojmë Flakën e Janarit, rikrijojmë dhe rimodelojmë, por jo t’ia humbim misionin. Ne i respektojmë dëshmorët e kombit me kulturë, art, ekspozitë, me qetësinë, respektin e gjunjëzimin tonë para varrezave të tyre, familjeve dhe emrave të tyre të mëdhenjë. Ata na mësuan se si duhet të fitohet liria, ndërsa ne duhet të mësojmë se di ruhet paqja. Lavdi!”, tha Haziri.

Deputetja e Kuvendit të Republikës, Lirije Kajtazi, ka folur në këtë Akademi për “Flakën…” ndër vite.

FIDANISHTJA

“Më 15 janar 1991, një grup i organizuar i Forumit të Rinisë së LDK’së, të përkrahur nga çdo moshë, vendosi të mos heshtë më. Ne binim dhe zgjoheshim me këngët dhe veprat e veprimtarëve, të cilët në një moment të caktuar vendosëm të mos heshtim sepse nuk heshtën ata. Prandaj, edhe sot e vazhdojmë atë rrugë sikur më parë”, tha Kajtazi.

Në këtë akademi, për 20-vjetorin e çlirimin e Gjilanit ka folur kryetari i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” në Gjilan, Naim Musliu.

Akademia e Flakës është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik të përgatitur nga Kori i Qytetit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.