UBT

Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media të mërkurën, është shprehur se në këtë komunë në javën e fundit ka rritje drastike të infeksionit me COVID-19.

“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

FITORJA

Ai tha se burimi i infeksionit në Gjilan janë vizitat për ngushëllime dhe ahengjet e vogla familjare, por jo edhe institucionet shkollore e ato publike.

“Po punojmë për një Gjilan pa virus, por deri në ardhjen e vaksinave, duhet të kemi kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK. Rritja e infeksionit është tregues i qartë që duhet t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse, përdorimit të maskës dhe distancës, në mënyrë që ta preventojmë përhapjen”, përfundoi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.