Fundamenti

Haziri: Gjilani është e vetmja komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka uruar ata, duke theksuar se Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, u uroj të gjitha të mirat këtij komuniteti dhe rikonfirmoj mbështetjen për të drejtat e tyre. Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre dhe për këtë ndihem krenar. Me këtë rast dua ta përmendi dhe ta komplimentojë për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave, heroinën Shpresa Agushi, e cila këtë po e bën përmes Rrjetit të OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të Kosovës (RrOGRAEK).”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.