RCCOLA

Haziri: “Flaka..” i dha gjallëri Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bujar Haziri u.d. në drejtorinë e kulturës tha për rajonipress se manifestimi gjithëkombëtar “Flaka e Janarit” e ka gjallëruar jetën institucionale, kulturore e shoqërore për këto ditë sa janë zhvilluar disa nga shtyllat kryesore të këtij manifestimi. Jam i kënaqur sepse për këto ditë Gjilanin e shndërruam në një qytet kulturor tha Haziri.

“Flaka e Janarit 2014” që nisi zyrtarisht më 11 janar në Gjilan, ka arritur të mbledhë grupe, shoqëri, ansamble, poet, krijues, aktor, kritik drame, nga të gjitha trojet shqiptare, raporton rajonipress.

Ndonëse me një buxhet të kufizuar ky manifestim që organizohet nën përkujdesjen e Zyrës së kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe që ka si përgjegjës drejtorinë e kulturës dhe Këshillin Organizativ të manifestimit deri tani ka shkuar mirë.

UBT

Bujar Haziri u.d. në drejtorinë e kulturës tha për rajonipress se “Flaka…” e ka gjallëruar jetën institucionale, kulturore e shoqërore për këto ditë sa janë zhvilluar disa nga shtyllat kryesore të manifestimit. “Jam shumë i kënaqur që për këto ditë Gjilanin dhe Anamoravën e shndërruam në një qytet të kulturës dhe jetës teatrore në përgjithësi. Ky manifestim ka edhe përgjegjësit e veta sepse brenda tij gravitojnë shumë mekanizma që përkujdesen që “Flaka..” të ngritë nivelin dhe avancojë atë”.

Haziri thotë se “Flaka..” ka një përparësi që në vete ngërthen dhe tenton të kënaq të gjitha grupet e shoqërisë duke përfshirë këtu edhe të rinjtë dhe fëmijët. “Sot është zhvilluar festivali i muzikës i njohur si “Xixat e Flakës” dhe ky është një program shumë i dashur nga fëmijët. Derisa më 31 janar pritet të mbahet Ora e madhe letrare, ku zakonisht marrin pjesë shumë krijues të zhanreve të ndryshme” tha Haziri.

Ndryshe “Flaka e Janarit” përbëhet nga pesë shtylla kryesore – arti pamor, arti letrar, arti muzikor, arti skenik si dhe akademia tematike, që sivjet i kushtohet 30-vjetorit të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Manifestimi zgjat deri më 31 janar, kur përmbyllet me pjesën letrare “Pena e Flakës” dhe me programin muzikor “Festë Flaka”./rajonipress/