GRANDEMALL

Haziri: Familja Rugova tregoi zemrën e madhe që e priti Kurtin në vizitë, ky e ka quajtur tradhtar në ditën e varrimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri Albin Kurti ka rezistuar e kundërshtuar gjatë që ta qartësojë qëndrimin e tij për Ibrahim Rugovën, liderin ikonik të kësaj partie dhe të vendit.

Sot, kur partia më e vjetër në vend feston 35-vjetorin e themelimit, Hazirit iu kërkua në Frontal në T7 që ta komentonte vizitën e Kurtit në familjen e Rugovës para disa ditësh. Ai e cilësoi “madhështi” sjelljen e familjes së Rugovës “që ia ka çelë derën”.

Ai tha se në ditën e varrimit të Rugovës, Kurti e ka quajtur atë tradhtar të kombit.

Hidromorava

“Unë e shoh që kjo familje e ka zemrën e madhe dhe trashëgon ato vlera të pajtimit që Rugova i ka pasë si lider politik dhe si njeri, sepse unë ia kujtojdeklaratën Albin Kurtit në ditën e varrimit të Rugovës më 21 janar 2006: kualifikimi që po varroset një tradhtar i kombit. Dhe i ka ftuar njerëzit të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së tha se kjo parti po punon për “rikthimin e madh”. Tha se beson se ata votues të LDK-së që votuan për LVV-në në zgjedhjet e fundit parlamentare “janë kthyer”.

“Katër vjet janë të mjaftueshme me e pa qeverisjen. Qeverisja nuk është llaf, nuk është vetëm fjalë, nuk është vetëm deklarim. Qeverisje është veprim”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.