Mobi Casa

Haziri falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune komandantin e deritanishëm të KFOR-it në Kosovë, Antonello Catalano dhe atë në ardhje, Nikola Perrone, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe të Gjilanit në veçanti.

“E falënderoj KFOR’in për angazhimin maksimal që është duke e bërë për garantimin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe veçanërisht në Komunën e Gjilanit. Komuna e Gjilanit me të gjithë resorët e saj do të jetë bashkëpunuese absolute me të gjithë përfaqësuesit e KFOR-it për të mirën e sigurisë në Gjilan. Faleminderit z. Catalano për bashkëpunimin, ndërkaq komandantit të ri z. Perrone i ofroj bashkëpunimin maksimal”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

Antonello Catalano, komandanti i deritanishëm i KFOR-it, i cili përfundon misionin e tij, ka thënë se shërbimi ushtarak në Kosovë është për t’u mbajtur mend, sepse qytetarët janë gjithmonë bashkëpunues në aspektin e sigurisë.

Mobi Casa

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova në përgjithësi është vend i sigurtë dhe i qetë, për çka e ka uruar edhe komandantin në ardhje që të vazhdoj me punë dhe angazhim në këtë drejtim nën udhëheqjen e KFOR-it.

E nga ana e tij, komandanti, kolonel Nikola Perrone, ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim edhe me të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.