Fundamenti

Haziri falënderon BE për mbështetjen në projektin e bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan – Kumanovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në Kumanovë, duke marrë pjesë në prezantimin e projektit “Tregu i qëndrueshëm për prodhime të freskëta në zonën kufitare në komunën e komunës Gjilanit dhe Kumanovës”.

Haziri, pasi ka falënderuar Bashkimin Europian që e ka mbështetur këtë projekt, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që po finalizohet ky projekt në mënyrën më të mirë, sikurse që e ka falënderuar edhe ekipin e Kumanovës për bashkëpunimin.

Ai theksoi se qëllimi i projektit është të maksimizojë shitjet dhe fitimet e prodhimeve vendore të freskëta për fermerët nga Gjilani dhe Kumanova, duke organizuar tregje të gjelbra të avancuara dhe njëkohësisht duke promovuar produkte bujqësore përmes ditëve të hapura në stendat mobile.

ARKATANA

Ndërkaq, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, shprehu mirënjohje për donatorët e fondeve – Bashkimin Evropian, përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe partnerët nga Gjilani për realizimin me sukses të projektit.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarja e kuvendit të Komunës së Kumanovës, Athina Murgasanska, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucione publike, këshilltarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga janari i vitit 2018 në Gjilan dhe Kumanovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.