Mobi Casa

Haziri: Faleminderit themeluesve të Radio Gjilanit që na lanë këtë vlerë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me pritjen e fëmijëve të veshur kuq e zi, vizitën në Batalionin e Reagimit të Shpejtë dhe shënimin e 45-vjetorit të themelimit të Radio Gjilanit, Komuna nën patronatin e kryetarit Haziri, ka vazhduar me aktivitetet në shënim të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe festave të nëntorit.

“45 vite më herët, Radio Gjilani ka ardhur si zë i qytetarëve dhe i falënderoj themeluesit e saj, disa prej të cilëve nuk janë në jetë. Ju themi faleminderit për këtë vlerë dhe këtë aset që ia kanë lënë trashëgimi Gjilanit. Unë ju inkurajoj që ta riktheni namin e Radio Gjilanit sepse ndikimi i këtij mediumi ka qenë jashtëzakonisht i madh, edhe në kuptimin kulturor, edukativ dhe informativ. Urime ky përvjetor i madh”, ka thënë kryetari Haziri gjatë shënimit të 45 –vjetorit te themelimit të radios së parë të Gjilanit.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka ndarë mirënjohje për Remzije Zeka – Sherifin, Emine Sejdiu-Xhelili, post mortum për Selman Vokshin, Sabit Zymberin, sikurse edhe mirënjohjen kolektive për Radio Gjilanin, për kontributin e dhënë.

FITORJA

Haziri tha se në vitin e ardhshëm dëshiron që këtë medium ta shohë krejt ndryshe, duke shfaqur bindjen se përvjetorin e 46-të do ta shënojnë në zyrat e tyre.

Në fund, udhëheqësit e këtij mediumi kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për mbështetjen dhe organizimin e këtij përvjetori të madh. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.