Hidromorava

Haziri e vlerëson “Fluidin” si perandori të suksesshme e prodhimit në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot prodhuesit e mëdhenj të Gjilanit siç është rrjeti i produkteve të shumta që prodhohen në fabrikën “Fluidi” dhe kompaninë për prodhimin e ambalazhimit “Flexograf”.

Haziri tha se “Fludi” me kompanitë përcjellëse kanë ndërtuar ‘perandori’ të prodhimit, duke qenë gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës.

“Ky është prodhuesi më i madh edhe përtej kufijve të Kosovës, me prodhim të pijeve joalkoolike dhe produkteve të tjera të langjeve e deri te sektori i vajit ushqimor. Kjo kompani, krahas prodhimit dhe punësimit më të madh në Gjilan, është edhe investitori më i madh dhe lus të gjithë qytetarët që bashkërisht ta forcojmë zinxhirin e konsumit, blerjes dhe qarkullimit e rritjes së përbashkët të zhvillimit të sektorit privat në vendin tonë”, ka thënë kryetari derisa ka qëndruar në fabrikën e “Fluidit”, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një komunikate për media.

Kurse, në vizitën tjetër në “Flexograf”, kreu i Komunës ka thënë se këtu shtypen ambalazhet për më shumë se një mijë biznese e prodhues të ndryshme për Kosovën dhe regjionin.
“Sa i përket prodhimit, Gjilani këtë vit ka konfirmuar se është shembulli më i mirë i zhvillimit lokal ekonomik. Derisa qytetet tjera dhe komunat tjera e kanë të zhvilluar tregtinë, por në aspektin e prodhimit, ne prijmë pas Prishtinës. Sektori i përpunimit të ushqimit, sektori i agro-biznesit dhe prodhimeve të tjera janë fushat në të cilat dominon Gjilani. “Flexograf” mbulon 70 për qind të tregut të Kosovës dhe është një prodhues specifik”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Uji Dea

Ai i ka falënderuar prodhuesit e Gjilanit që krahas zhvillimit të tyre, janë edhe tatimpagues të rregullt që e ndihmojnë edhe zhvillimin e Komunës dhe të shtetit.
Pronari i “Fluidi”, Fejzulla Mustafa dhe ai i “Flexograf”, Berat Mustafa, kanë shprehur falënderimin e tyre për përkujdesjen që kryetari i Komunës së Gjilanit tregon për të gjitha bizneset e Gjilanit dhe për mbështetjen që jep në forma të ndryshme që ato të jenë një storie e suksesit dhe ngritjes së tyre.

Përndryshe, Shoqata e Prodhuesve Vendor është duke implementuar projektin e punësimit në praktikë të të rinjve gjilanas që u mundëson përfitimin e njohurive të reja dhe përgatitjen për punësim të qëndrueshëm gjatë të ardhmes.

Në këtë fazë, në dy kompanitë e sipërpërmendura po bëjnë praktikën me pagesë 10 të rinjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.