Eko Higjiena

Haziri e Minxhozi vizitojnë familjen Abazi për t’i ofruar mbështetje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët shoqëroheshin edhe nga atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në këtë Ambasadë, Gjenerali Conbalaj, nënkryetari i Komunës, këshilltarët komunal e drejtorët e institucioneve, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.

Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro.

Kjo është xhirollogaria zyrtare:

FFK – INICIATIVË PËR NDIHMË FAMILJES ABAZI
FAMILJA ABAZI / 60000 GJILAN
NR. i KONTOS: 1960004798031154
NR i IBAN: XK05 1960 0047 9803 1154
BIC/SWIFT: NCBAXKPRXXX
Banka: BANKA KOMBËTARE TREGTARE

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.