Fundamenti

Haziri e Kervan nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, për Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan.

Projekti parasheh ndërtimin e objektit Qendra Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, e krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës.

Haziri, pasi e falënderoi ministrin Kervan për mbështetjen, than se me ndërtimin e objektit të ri të kulturës do të krijohet infrastruktura e nevojshme publike të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha komunitetet për zhvillimin e aktiviteteve me interes për qytetarët.

ARKATANA

Ky projekt do të jetë funksional pasi që do të mundëson institucioneve dhe organizatave të angazhuara në fushën e kulturës dhe artit të vendosin bashkëpunim për çështjet me interes të përbashkët si dhe të promovojnë artet dhe kulturat e ndryshme për veprat, iniciativat, aktivitetet kulturore dhe artistike.

Projekti do të nxit bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Kosto e projektit është 151,471.52 euro, ku MZHR do të financojë me 80,000 euro, derisa Komuna do të bashkëfinancojë me shumën prej 71,471.52 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.