RCCOLA

Haziri e Januzi takohen me drejtuesit rajonal të Doganës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, kanë zhvilluar një takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit Rajonal të Doganës së Gjilanit, Bedri Abdyli.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë rritja e bashkëpunimit të organeve komunale me pikat doganore të regjionit të Gjilanit si dhe informimi përmes drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për komunitetit e biznesit rreth ndryshimeve të Doganës në rajonin e Gjilanit.

Fundamenti

Kryetari Haziri, drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi dhe u.d. i drejtorit rajonal të Doganës, Bedri Abdyli, janë dakorduar që në të ardhmen e afërt të mbahet një konferencë e përbashkët mes Doganës, drejtorisë dhe komunitetit të biznesit për informimin sa më të drejtë të biznesit për ndryshimet e bëra në Doganat e Kosovës./rajonipress/