GRANDEMALL

Haziri e Abdixhiku në Fshatin e Lumtur: Barazi për të gjithë sepse para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët, kanë qëndruar sot në Fshatin e Lumtur, ku bashkë me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare, Handikos, Shoqata e të Shurdhërve, strehimores Liria, e Down Sindrome Kosova, përkatësisht Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu, Nazife Jonuzi, Almedina Morina e Shemsije Shabani, kanë prezantuar programin e barazisë për të gjithë.

Kryetari Haziri ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë për të treguar e faktuar se qeverisja të cilën e udhëheq ai, funksioni mbi parimin e barazisë për të gjithë.
“Jam i nderuar sot me këtë takim të veçantë ta mirëpresim liderin e LDK-së, mikun tim Lumir Abdixhiku, i cili ka ardhur për të takuar kandidatët, njerëzit, burrat e gratë, të cilët në këtë proces politik po angazhohen që të zgjidhen në funksion të komunitetit.
Në bashkëpunim me Qeverinë e Kuvajtin, Fshati i Lumtur është investimi më i madh që është realizuar për bashkëqytetarët tanë. Gjithmonë kemi punuar në parimin e barazisë për të gjithë sepse ne besojmë shumë se para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë. Këtë barazi po e bëjmë fakt, të prekshme dhe të përditshme.Fshati i Lumtur po bëhet për fëmijët pa prindër, nënat vet-ushqyese, grupet e organizatat të cilët i trajtojnë nënën dhe gruan, si viktima të dhunës në familje, që përkujdesen për personat me aftësi të kufizuara, që i mbrojnë dhe integrojnë të vërbërit në shkollim, që ndihmojnë shurdhmemecët për të komunikuar, jetuar e punuar bashkërisht dhe për fëmijët me sindrome, për t’u integruar në sistemin e arsimit dhe jetën publike.
Ky mision i yni është veç fillimi, mbi atë që kemi punuar bashkë për këto vite. Së shpejti, ky Fshat do të funksionalizohet në tërësi. I falënderoj drejtuesit e shoqatave për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë për këto kategori, në 20 vjetët e fundit. Për fund, ju falëmnderit të gjithëve që përtej LDK’së, na kanë dhënë besim. Me besim në Zot, familje e Republikë, për një Gjilan për të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se modeli i qeverisjes së Gjilanit duhet të ndiqet edhe nga Komunat tjera.
“Është vërtetë kënaqësi me qenë në një ambient të tillë, kur e sheh një lagje si kjo dhe, të nderuar asamblistë të LDK-së, ky duhet të jetë edhe misioni juaj politik. Shërbimet tona janë ndaj qytetarëve tanë, e në shërbimin tonë politik përparësi duhet të kenë kategoritë e veçanta, për të cilat Gjilani ka zgjedhur modelin më të mirë, i cili duhet replikuar edhe te komunat tjera. Ju e njihni Lutën si lider, i cili për katër mandate e ka transformuar qytetin tuaj dhe ju e njihni si udhëheqës që afron e bashkon, por, mbi të gjitha, që ka vizion transformues të proceseve që të tjerët edhe nuk i shohin. Jeni me fat që e keni Lutën. Më 17 tetor do ta festojmë bashkë fitoren e madhe të LDK-së dhe Lutës”, ka thënë Abdixhiku.
Në këtë takim, janë prezantuar edhe 38 kandidatët e listës fituese të LDK-së

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.