Fundamenti

Haziri: Do i shërbejmë qytetarëve e jo klaneve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndërtimi dhe fuqizimi i institucionit mbi bazën e sundimit të ligjit me qëllim që të ju shërbejmë qytetarëve dhe jo klaneve mbetet përkushtimi ynë i palëkundur. Mendoj se këtë e meritojnë qytetarët tanë dhe fundja ky është mandati ynë thotë për rajonipress Sokol Haziri.

Sokol Haziri kur u emërua drejtor i Shërbimeve Publike nga ana e Lutfi Hazirit u tha se ka qenë njëri prej këshilltarëve të zgjedhur në disa mandate në Kuvendin Komunal, si dhe është autoritet i cili e ka përvojën e duhur që të organizojë dhe menaxhoj politikat në shërbimet publike.

Sokol Haziri për rajonipress thotë se pas emërimit tim formal në pozitën e drejtorit të drejtorisë së shërbimeve publike jam i përkushtuar maksimalisht që krahas qeverisjes me duar të pastra të zbatoj ligjin në të gjitha veprimet dhe punët që mbulon ky sektor i rëndësishëm.

UBT

“Ristrukturimi dhe organizimi i brendshëm i shërbimit mbetet prioriteti i parë dhe kjo për arsye se i njëjti nuk ishte kryer më parë. Jam i kënaqur me kapacitetet profesionale të shërbimit dhe natyrisht që synoj që qytetarëve të komunës sonë të ju ofrojmë shërbime publike të një niveli më të avancuar në përputhje me mundësit buxhetore si dhe investime të balancuara në tërë territorin e komunës në lëmin që mbulojmë pa asnjë diskriminim” tha Haziri.

Haziri i ka siguruar qytetarët se asnjë centë i buxhetit nuk do të devijoj nga qëllimi për të cilin është destinuar. “Ndërtimi dhe fuqizimi i institucionit mbi bazën e sundimit të ligjit me qëllim që të ju shërbejmë qytetarëve dhe jo klaneve mbetet përkushtimi ynë i palëkundur. Mendoj se këtë e meritojnë qytetarët tanë dhe fundja ky është mandati ynë” tha Haziri./rajonipress/