UBT

Haziri dhe drejtori i KEDS Alper Erbas, konfirmojnë bashkëpunim në efiçiencë të energjisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune dhe koordinimi drejtorin e KEDS në Kosovë, Alper Erbas, ku kanë konfirmuar bashkëpunimin e plotë në projekte të përbashkëta në kuadër të efiçiencës së energjisë.

Haziri ka thënë se ky takim është në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit për furnizim të rregullt me energji dhe njëkohësisht edhe realizimin e projekteve të përbashkëta në efiçiencë të energjisë.
“Komuna e Gjilanit edhe më parë ka kërkuar bashkëpunim me KEDS-in dhe ai është konfirmuar sot me një vendosmëri të plotë që të gjitha projektet që pikëprekin institucionet mes vete dhe interesat e përbashkëta për qytetarin dhe afarizmin, të bëhen në koordinim të plotë. Drejtori, gjithashtu, ka konfirmuar edhe investime të tjera në vazhdimësi sikur edhe deri më tani dhe kjo do të bëhet në bazë të prioriteteve”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

FITORJA

Kurse, nga ana e tij drejtori i KEDS-it, Alper Erbas, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ka thënë se kompania do të jetë e orientuar përpos furnizimit të rregullt me energji elektrike edhe me projektet në digjitalizim, efiçiencë, investimin e përbashkët të projekteve komunitare dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me kushtet më të mira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.