Haziri: AAK e përgatitur për zgjedhjet e 9 Shkurtit

Gjilan – Edhe pse nuk kemi përmbyllur ende listën konkurruese për deputet në Kuvendin e Republikës, Ahmet Isufi dhe Nazim Gagica Kryetar i degës, janë për momentin të nominuar për këtë garë thotë Sokol Haziri nënkryetar i AAK-së dega në Gjilan.
Sokol Haziri tha për rajonipress se ambiciet tona janë për fitore duke marr parasysh dështimin total të Qeverisë aktuale në përmbushjen e objektivave në përgjithësi e posaçërisht ato që i dedikohen Anamoravës.
“Projektet e nisura nga Qeverisja Haradinaj, Autostrada e Anamoravës, Hyrje daljet e qytetit fatkeqësisht ende të papërfunduara presin autorin e tyre edhe pse do të duhej të ishin kryer e harruar tash më. Është koha e fundit që të kemi përfaqësim me bagazh patriotik e profesional e gjithsesi të përkushtuar për Gjilan e Anamoravë, sepse vërtet jemi keq të anashkaluar nga institucionet e vendit, pikërisht për pasivitetin e atyre që na ‘përfaqësuan’ në ketë mandat. Mbase shumicës së tyre as nuk iu dëgjua kurrë zëri në Kuvend” tha Haziri.
“Natyrisht synimi i ynë është që Gjilanin ta shndërrojmë në një qendër të rëndësishme ekonomike e sociale duke konsideruar faktin e pozitës sonë si zonë e rëndësishme ndërkufitare që ndërlidhet edhe me etnitetin ton andej kufirit, të trajtuar jo mirë nga fqinjët tanë.E Lideri ynë Kandidati më serioz për Kryeministër të vendit ka dëshmuar në të kaluarën dhe aktualisht, se është i përkushtuar dhe njeh mirë rendësin e zhvillimit të këtij rajoni” përfundoi Sokol Haziri nënkryetar i AAK dega në Gjilan dhe shef i shtabit zgjedhor i degës së AAK-së./rajonipress/