Hidromorava

Haziri: 2020-ta ka qenë viti më i rëndë në realizimin e të hyrave komunale shkaku i pandemisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 2020-ta ishte viti më i rëndë sa i përket realizimit të të hyrave nga tatimet.

Në takimin publik qytetarët, i cili për shkak të pandemisë është realizuar në formatin online, me mbështetjen e organizatës zvicerane DEMOS, Haziri tha se janë realizuar vetëm 63 për qind e të hyrave komunale.

“Buxheti deri sot është shpenzuar 98 për qind, derisa të hyrat në këtë vit janë realizuar 63 për qind. Ka qenë viti më i rëndë dhe me i keq që e kemi kaluar dhe mezi po presim ta kalojmë këtë pandemi”, tha Haziri.

Ai theksoi se në këtë aspekt ka ndikuar edhe lirimi i të gjithë qytetarëve nga pagesa e të gjitha qiratë komunale.

Duke folur për 6-mujorin e dytë të punës, Haziri ka thënë se në përgjithësi janë përmbushur objektivat në realizimin e programeve në disa dikastere.

Haziri tha se menaxhimi i mirë i pandemisë, e ka nxjerrë Gjilanin nga zona e kuqe në zonën e verdhë, për të shtuar se po punohet që të kalohet në zonën e gjelbër.

“Lajmi më i fundit është që e kemi përmbyllur me sukses gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor, në kushte pandemie, ku shkollat tona kanë qenë shembulli më i mirë i parandalimit të përhapjes së COVID-19. Po ashtu, jemi duke punuar në 12 objekte shkollore në renovim, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë, derisa më 7 dhjetor kemi filluar me ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Arbëria”, tha Haziri.

Hidromorava

Në bujqësi, tha Haziri, është realizuar qind për qind programi për subvencionimit të fermerëve në mbjelljet vjeshtore.

Kreu i Gjilanit theksoi, po ashtu, se DKRS e ka realizuar në kushte pandemie kalendarin kulturor, sportiv e të rinisë, duke thënë se përpos përgatitjeve për “Flakën e Janarit 2021”, kalendari kulturor po përmbyllet nesër me koncertin – homazh për 91 qytetarët që e kanë humbur betejën me COVID-19.

Ndërkaq, për programin e infrastrukturës Haziri tha se është realizuar 93 për qind, ku vetëm dy rrugë janë në proces të ndërtimit.

Ai konfirmoi se tashmë kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF’së përballe Spitalit Regjional, i cili pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Në këtë takim publik, kreu i Gjilanit pohoi se kjo komunë është përfituesja më e madhe e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, me mbështetjen e Komisionit Europian.

Në takimin publik online përmes platformës së mundësuar nga DEMOS dhe e cila ka qenë e lidhur edhe faqen zyrtare të Komunës së rrjetin social Facebook, brenda një ore sa ka zgjatur debat, i është shfaqur më shumë se 3800 qytetarëve, ku prej tyre kanë adresuar kërkesa, pyetje e rekomandime direkte; Drita Maliqi, Lumnije Rudhani, Bekim Rexhepi, Arjeta Maka, Pajazit Veseli, Nexhat Buzuku, Elhami Shabani etj, të cilët kanë marrë përgjigje nga kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë.

Në fund, kryetari i Gjilanit u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke kërkuar që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së pandemisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.