ARKATANA

Haziri: 2018-ta, vit i realizimit të objektivave të mëdha për arsimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Kryetari Haziri, pasi uroi për një vit të mbarë, ka vlerësuar se ky është vit i realizimit të objektivave të mëdha për sektorin e arsimit, derisa ka përmendur investimet e mëdha.

“Tashmë jemi në përfundim të objektit të shkollës së mesme të artit, ndërsa kemi filluar me ndërtimin e shkollës fillore në Haxhaj. Përveç këtyre, kemi investuar në dy laboratorë në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, atë të kimisë dhe biologjisë dhe tash e tutje nxënësit do të marrin njohuri nga puna praktike dhe do të jenë kuadro premtuese për të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Hidromorava

Ai theksoi se gjatë vitit 2018, Komuna po punon me prioritet në reformimin e administratës, përmirësimin e menaxhmentit të shkollave, rishikimin e normave, për rregullshmërinë dhe eliminimin e dukurive negative.

“Në veçanti po bëjmë përpjekjet tona të mëdha me synimin që shkollat t’i bëjmë sa më atraktive për nxënësit”, ka thënë Haziri, duke rikonfirmuar se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Bardhyl Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor, duke konfirmuar angazhimet e mëdha për realizimin e objektivave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.