UBT

Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se deri tani është propozuar vetëm një kandidat për president, Glauk Konjufca, i cili ka marrë nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të grupit multietnik.

Haxhiu ka bërë thirrje që deputetët të dorëzojnë nënshkrimet për një kandidat tjetër, në mënyrë që të plotësohet kushti për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka theksuar se afati i fundit kushtetues për thirrjen e seancës është 5 marsi 2026, duke nënvizuar urgjencën e situatës.

HW

“Mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhje të presidentit s’mund të ketë pa së paku dy kandidatë. Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati kushtetues është 5 marsi i vitit 2026, pra kemi më pak se 30 ditë deri në përfundim të këtij afati që e bën situatën më urgjente. Ftoj të gjithë deputetët që ende nuk kanë dhënë nënshkrimet të reflektojnë dhe të shqyrtojnë mundësinë për propozimin e së paku një kandidati tjetër,” tha Haxhiu gjatë konferencës për media.

Ajo shtoi se në këtë fazë kërkohet maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha palët dhe se interesi i Republikës së Kosovës dhe i qytetarëve duhet të vendoset mbi çdo kalkulim politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.