FIDANISHTJA

Haxhimusa: Të jem i fundit në dhunën e futbollit kosovar

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Për futbollistin e Gjilanit Betim Haxhimusën i cili u sulmua në ndeshjen Feronikeli- Gjilani nuk mund ta kupton ende sulmin ndaj tij i cili u bë për asnjë arsye duke ju rrezikuar edhe jeta e tij.

Pas operacionit të cilin e bëri në QKUK Haxhimusa sot rikthehet në shtëpinë e tij pranë gjirit familjar me zemër të thyer për atë se çka i ka ndodhur të shtunën në Drenas.

Haxhimusa asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte paramenduar se duke luajtur futboll mund dikush ta vrasë apo ta lë invalid gjatë jetës së tij.

Në bisedën që patëm me këtë talent të futbollit Haxhimusa për ‘rajonin press’ theksoi:” Futbollin e kam dashur që nga fëmijëria me askënd në jetën time nuk kam pasur as ma të voglin problem më sulmuan në të gjitha pjesët e trupit sulmin ndaj meje e ka kryer Ekonomi i Feronikelit me dy zyrtar tjerë të këtij klubi. Ata kanë pasur edhe bexhat në qafën e tyre do t`i ndjek penalisht në të gjitha format e mundshme”.

Uji Dea

Futbollisti i ‘bardh e kuqëve’ të Gjilanit Haxhimusa tregon edhe për vuajtjet të cilat i ka pasur gjatë këtyre ditëve.
“Jam ndier Sham keq, kam pasur dhimbje të tmerrshme e kam stresuar edhe familjen me dhimbjet të cilat i kam pasur . Do të jem larg futbollit për 4 deri në 5 muaj më së paku, do të më mungon shumë futbolli si dhe shokët e klubit dhe gjithë shoqëria këtë gjë as në ëndërr nuk kisha mundur ta përjetoja, por njeriu qenka shumë i fortë dhe po i përballojka të gjitha”.

Futbollisti i Gjilanit është shumë i zhgënjyer me sigurinë e futbollistëve në Kosovë ai për këtë ka një porosi të veçantë. “Të gjithë jemi njerëz gjatë jetës gjithçka mund të ndodhë, kërkoj nga FFK që futbollistët të pajisën me të gjitha sigurimet e mundshme të mos sulmohen futbollistët për teket e tyre kërkojë nga FFK si nga Policia një ashtu edhe nga Klubi i Feronikelit që rasti im të zbardhet sa më parë, dhashtë zoti që unë të jem i fundit në dhunën e futbollit të Kosovës në këso kushte jo vetëm unë por frikojë që edhe shumë futbollist si unë do të kenë fatin tim”.

Emocionet që e kanë kapluar këtë futbollist me perspektiv në futbollin e Kosovës për rajonipress shprehet.” T`ia mbytësh ëndërrta një futbollistit të ri është një katastrofë, por t`ia rrezikosh jetën një futbollisti pa asnjë arsye është krim”.

Betim Haxhimusa ka falënderuar të gjithë ata që në këto momente e kanë përkrahë dhe e kanë vizituar ndërsa dëshira e tij më e madhe është që sa më parë të rikthehet ne fushën magjepse të futbollit./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.