FIDANISHTJA

Hasi debuton me fitore të bindshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në ndeshjen e parë si trajner Besnik Hasi ka debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme pasi që skuadra e tij ka triumfuar kundër Ostende me rezultat të thellë 4 me 0.

Në një takim emocionues për të gjithë, skuadra e Anderlechtit shkëlqeu në kuadër të ligës belge, transmeton Koha.net.
Gjithë shikuesit në stadium ishin tejet të lumtur pasi që para takimit panë yjet e mëdha që kanë dalë nga kjo skuadër.

Jan Koller, Marcin Wasilewski dhe Vincent Kompany ishin ata që motivuan skuadrën e drejtuar nga kosovari drejt një performance të mrekullueshme.

UBT

Me ndryshim të taktikave nga Besnik Hasi, Anderlechti u shfaq krejtësisht ndryshe me ç’rast fituan tre pikë të reja.
Mediat belge dhe ato evropiane i kanë kushtuar hapësirë debutimit të suksesshëm të gjakovarit.

Ai zëvendësoi trajnerin Van Den Brom, i cili kishte renditur nëntë humbje në ligën elite të Belgjikës. Ish përfaqësuesi i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e stafit menaxhues të skuadrës prej vitit 2008.

Anderlechti tash renditet i treti në tabelë me dhjetë pikë pas liderit e në ligën belge tash gjithçka rinis me play-off.