Fundamenti

Hashim Thaçi, trashëguesi më besnik i rugovizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Behlul Beqaj e ka kualifikuar si manipulues atë që bashkëpuntorë të ish-presidentit Ibrahim Rugoba e quajnë “filozofi rugoviane”.

Sipas tij, rrjedhjet që kanë ndodhur në LDK pas vdekjes së Rugovës nuk janë pasojë e pakënaqësisë së tyre me kursin politik që ka ndjekur partia. Motiv të largimit ka thënë të jenë karakteret e paepura të pushteteve, shkruan Koha Ditore.

Ai ka thënë të mos ketë ikur nga LDK-ja ndonjë personalitet, vetëm për shkak të bindjes politike.

RCCOLA

“Bindja e tyre ka qenë interesi. Interesi i tyre ka qenë dhe mbetet pushteti. Ndërsa karakteri i pushtetit ka zanafillën e bastardimit qysh në kohën e Rugovës. Unë s’i harroj zgjedhjet aklamative, të cilat përsëriten edhe sot nga kritik enveristët edhe të partive tjera”, vlerësoi Beqaj.

Sipas tij, pasardhësi i vërtetë i Rugovës mund të jetë vetëm ai që arrin maksimumin e synimeve me minimum të sakrificave. Bazuar në këtë, ka thënë se trashëguesi më besnik i rugovizmit sot nuk është nga radhët e LDK-së, por është kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pikërisht transformimi i tij është dëshmia më e bindshme për karakterin makiavelist, me të cilin ia kalon edhe Rugovës. Pafytyrësia e tij që dikë dje e konsideroi si armik, ndërsa sot si mik, flet për karakterin pushtet dashës. Ai këtë nuk e bën për shkak të pushtetit. Pushteti nuk është fituar me argumentë politike, por argumenti i tij i vazhdueshëm mbetet vetëm fuqia e pushteti”, ka theksuar Beqaj./Koha Ditore/