Hashim Thaçi po shet gogla për arra
Nga Muhamet Kelmendi – Shumë herë kemi parë dhe dëgjuar mendime të çuditshme dhe shumë të rrezikshme nga z Thaçi. Por, mendim më të rrezikshëm, sidomos për Kosovën në raport me Serbinë, z. Thaçi i shprehu në Vjenë. Atje u deklarua për kompromise me shtetin serb dhe për marrëveshje “historike”me Beogradin. Kompromise! Çfarë? Kosova nuk ka çka t’i japë tjetër minoritetit serb.
Çdo kompromis tjetër është shkatërrimtar për Republikën. Nuk ka askund në botë që një minoritet prej ndoshta 40 vetave të ketë 10 deputetë në Kuvend të rezervuara, 3 ministra dhe 4 zëvendësministra. Të ketë një territor si Veriun e Kosovës nën kontroll dhe mos të lejohet kontrollimi i asaj pjese nga ana e shtetit të Kosovës. Këto janë të gjitha shumë të dëmshme për Republikën. Dhe, të gjitha këto, janë krijuar edhe me ndihmën e Thaçit. Kosova është për Marrëveshje “historike” me shtetin serb, por natyrisht se duhet të plotë- sohen shumë kushte dhe të zgjidhen shumë probleme të krijuara nga Beogradi. Dihet se Kosova i ka të mbytur nga pushteti serb, nga ky pushtet i Vuçiqit, mbi 13000 veta. Prej tyre edhe 1667 janë të varrosur nëpër Serbi.
Po ky shtet i ka detyruar 1 milion shqiptarë të dëbohen me dhunë, me rrahje e masakra nga Kosova, vetëm në vitin 1999. Mbi 20 mijë femra shqiptarë janë dhunuar nga ana e kriminelëve serbomëdhenj. 150 mijë objekte janë shkatërruar. Mbi 50 miliardë euro i ka Serbia borxh Kosovës nga masat që i ka ndërmarrë ky shtet fashist ndaj shqiptarëve . Dhe, natyrisht se Marrëveshja “historike”, pa përgjegjësi mbi këto çështje nuk do të arrihet. Z. Thaçi! Nuk je i ri! Ke të kaluar dhe e di dhunën dhe terrorin serbomadh! Duhet të dish se e ke një pjesë të popullit tënd nën Serbi dhe pa asnjë të drejtë shoqërore dhe nacionale. Mbi 30 % të Kosovës e ke të pushtuar nga Serbia. Këto janë fakte. Po çka kupton me internacionalizëm z. Thaçi! Unë nuk e di se çka kupton, ndonëse të njohë shumë herët dhe i di kapacitet intelektuale dhe politike që i ke. Askush nuk është kundër internacionalizmit.
Edhe unë dhe ti jemi internacionalist. Por, allahashimqe, duke shkatërruar vendin në emër të gjoja paqes, nuk ka internacionalizëm. Kjo nuk shkon. Mundet z. Thaçi të ketë mendime të ndryshme. Dhe, kjo më shumë te shkaku pse z. Thaçi bën këtë shkatërrim të Kosovës! Thjesht: Z Thaçi pretendon që duke nënshkruar marrëveshjen e tillë, kryesisht në dëm të Kosovës, po nën ndikimin e BE-së, të bëhet kandidat për paqe dhe të marrë çmimin e “NOBEL”.
Mirë është ky çmim, po jo në dëm të Kosovës dhe të popullit shqiptar. Shumë kanë vepruar kështu në të kaluarën, por janë ndarë shumë keq. Edhe Hashimi keq do të dalë nga rruga e tillë. Se është kështu është parapërgatitja dhe vizitat me librin e tij nëpër qendrat e Evropës. Kudo po financon shumë para të buxhetit të Kosovës. Krejt kjo për të ecur në Marrëveshjen me Serbinë dhe të paraqitet nga organizatat e ndryshme si kandidat për çmimin e tillë “Nobel” Po çmimin e jep populli shqiptar. Kushto që do të shkelë këtu dhe kundër popullit do ta pësojë. Jam i sigurt.
(Kosova Sot)


