Hasani vulosë fitoren e Brondbyit
Sulmuesi shqiptar Ferahn Hasani, i cili aktivizohet te skuadra Brondby, në Danimarkë, ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Sonderjyske në kuadër të kampionatit danez. Hasani u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të.
Pas vetëm 18-të minutave lojë sulmuesi shqiptar, gjeti golin në minutën e 88-të duke realizuar golin e tretë të ekipit në fitoren ndaj Sonderjyske me rezultat 3:1.
23-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola në 15 paraqitje për skuadrën e tij.