RCCOLA

Hasani: Specialja e padrejtë, zgjedhjet të pashmangshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, në Info Magazine të Klan Kosovës, e rikonfirmoi qëndrimin e tij fillestar për mosvotimin e Gjykatës Speciale dhe shpalosi disa nga diskutimet që janë bërë brenda partisë së tij në lidhje me votimin e kësaj gjykate.“Unë kam argumentet pse gjykata s’duhet të jetë e bazuar në ndarje etnike, racore, gjinie, feje, apo diçka tjetër. Në mbledhjen e grupit parlamentar ka pas mendime pse duhet të votohet dhe pse nuk duhet të votohet. Unë kam mendim ndryshe prej kryetarit. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë presion nga askush, vetëm propozim pse duhet të votohet”, tha Hasani.

Deputeti Hasani është shprehur se ka besim te deputetët e partisë së tij se nuk do të ndryshojnë qëndrim, pasi një tërheqje prapa në këtë çështje dëmton integritetin e deputetit dhe karrierën politike.

“Unë besoj tek deputetët, deputetët kanë një qëndrim të vetin një uni të vetin. Shumica e deputetëve të PDK-së janë nga familje që kanë qenë pjesë e luftës apo pjesë e të përsekutuarve. Unë them se deputet që kanë një integritet nuk ndryshojnë. Unë besoj që deputetët që e ndryshojnë qëndrimin e vetë e humbin ekuilibrin në politikë. Bien sikur një leckë, nuk mund ta ndryshosh bindjen për një çështje për një kohë dy javore”, tha ai.

Ish i burgosuri politik deklaroi se mesazhi nga krerët e partisë është i qartë në lidhje me votimin e Specialës dhe se Thaci e Veseli janë të bashkuar për gjykatën.

“Ajo çka kam kuptuar unë është se duhet të votohet domosdo Gjykata Speciale. Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli janë të bashkuar në çështjen e gjykatës speciale”.

Deputeti i partisë më të madhe në vend foli edhe për zhvillimet në partinë e tij dhe deklaroi se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe kurdo që mbahen PDK-ja do dalë e para, gjithashtu ai theksoi se nuk sheh ndarje të deputetëve në mes të Thaçit dhe Veselit.

Uji Dea

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. PDK-së çdo herë i konvenojnë zgjedhjet, tash vjen edhe më e fuqishme pavarësisht ndasimeve. Zgjedhjet nuk do të thotë të jesh vetëm kryeministër, kush do të jetë kryeministër mund të vendos kryesia partia.

“Nëse Thaçi nuk shkon për president nuk e konteston askush a duhet të jetë apo jo kryetar partie. Deri tani nuk kam parë ndarje të deputetëve që janë të Veselit apo të Thaçit, janë të PDK-së”.

Në përfundim deputeti Nait Hasani tha argumentet e tij kundër Gjykatës Speciale dhe i bëri thirrje deputetëve të mos ta votojnë gjykatën, pavarësisht presioneve që mund të vijnë. Ai tha se Kosova duhet ta formoj vetë një gjykatë për krime lufte që nuk është selektive.

“Formimi i Gjykatës në Kosovë do të thotë se Kuvendi i Kosovës qytetarët e Kosovës marrin një përgjegjësi që do ta dënojnë veten. Ne jemi të gatshëm ta ndërtojmë një gjykatë për krime lufte në Kosovë, por jo të ketë ndasi etnike por të ketë dënime për të gjithë pa dallime racore, etnike. Krimet në Dubravë nuk janë gjyku kush do t’i dënoj këta, nëse bëhet një gjykatë vetëm për Kosovën dhe për UÇK-në, atëherë cili është qëllimi i kësaj”.

Argumentet kundër Speciales Hasani i mbështeti në dështimin që nga paslufta e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. /Klan Kosova/